REAGIM I PARTISË SOCIALISTE SHKODËR
Shpif, shpif se diçka do ngelet!
Ky është rasti që kërkon të risjellë në vemendje humbësi i 14 Majit, të cilin shkodranët e larguan me votë. Një fletë bakalli, siç i themi ne në Shkodër, me emra të cilët përdoren politikisht, por që në fakt nuk përmbajnë asgjë të vertetë.
Ka zgjedhur të njollosë Ujësjellës Kanalizime, që për fat të mirë sot po bën punën e 30 viteve, me kolektorin kryesor të qytetit, që humbësi i zgjedhjeve me miqtë e tij e lanë në atë gjendje sa drejtuan Shkodrën.
Shkodranët kanë folur me 14 Maj dhe flasin sërish edhe aty ku poston humbësi i zgjedhjeve, por e verteta nuk i pëlqen atij dhe subjektit të tij politik.
Nëse duam të flasim për përfshirje politike, rasti tipik është në Bashkinë Shkodër.
Drejtoresha e Gjëndjes Civile, Vildana Gushta është krah humbësit të zgjedhjeve, sot N/Kryetare e Partisë Demokratike që organizon edhe mbledhjet e tij dhe vazhdon e pashqetësuar nga askush në Bashkinë Shkodër. (Në foto mesazhi që qarkullon ne rrjetet sociale).
Kjo është e verteta, por që ndryshe nga Ju, Partia Socialiste e Shkodrës nuk i përdor por i neverit shpifësit që Shkodrën e kanë përdorur për 30 vite, e sot askush nuk ju beson më!
Sa për kujtesë dhe transparencë ndaj Shkodrës, mos harro hetimin që ka nisur për vilat e tua dhe ish nën kryetarit Ardit Qylybyli në Shirokë.
(Në foto komentet e shkodranëve…)
REAGIMI I ISH- KRYEBASHKIAKUT TË SHKODRËS BARDH SPAHIA NË FACEBOOK
Edi Rama dhe vasali i tij i zhytur në korrupsion Beci, nuk heqin dorë nga modeli i kërcënimit të votuesve Shkodranë nëpërmjet vendit të punës, krimit dhe patronazhistëve.
Prej disa ditësh punonjësit denoncojnë se në ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime Rajoni Shkodër me rreth 460 punëtorë, është bërë një mbledhje me drejtuesit e ndërmarrjes në gjithë sektorët e saj të qarkut Shkodër.
Në këtë mbledhje janë detyruar përgjegjësit e sektorëve për të kontaktuar punonjësit dhe në këmbim të vendit të punës tu komunikohet gjithë punonjësve të këtij institucioni, në emër të drejtorit të kompanisë të plotësojnë lista emërore me kontakte të shtetasve shqiptarë që jetojnë në diasporë dhe ti marrin ato në patronazhim.
Ky denoncim është lehtësisht i vërtetueshëm sepse gjatë orareve të drekës ditën e enjte në zyrat e shtetit shtetasi Indrit Salja me detyrë Drejtor i Degës së Kujdesit ndaj klientit ka mbledhur gjithë punonjësit e kësaj drejtorie dhe ka shpërndarë formularin.
Këto takime dhe diskutime vërtetohen edhe me kamerat e institucionit. Drejtori i kësaj ndërmarrje Besmir Lesha është me funksion politik sekretar i PS Shkodër dhe siç shprehet edhe vetë, kjo iniciativë është nën direktivat e drejtuesit politik te qarkut Benet Beci.
I bëj thirrje strukturës së posaçme antikorrupsion, në bazë të nenit 328 të kodit penal – “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, të nisë hetimet duke marrë në shqyrtim kamerat e kësaj drejtorie të cilat denoncimin e mësipërm e kanë të rregjistruar me zë dhe figurë.
Lërini njerëzit të jetojnë, të punojnë e të votojnë të qetë. Asgjë nuk ju shpëton nga urrejtja masive dhe përçmimi i atyre që nuk durojnë dot hajninë tuaj dhe sundimin e krimit. Revolta dhe vota e tyre janë fundi juaj.