Zona e Gjuhadolit në qytetin e Shkodrës, është ndër më të frekuentuarat në të gjitha stinët e vitit. Për shkak të vlerave të veçanta arkitekturore, ajo mund të konsiderohet “zemra” e zonës turistike të qytetit.
Prej vitesh tashmë, disa ndërtesa karakteristike kanë nisur të degradojnë nga lënia pas dore e pronarëve të tyre. Në disa raste, inerte që shkëputetin nga ato, kanë rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve të ndryshëm.
“Mirëmëngjes! Në Gjuhadol bashkë me DRTK-në kemi nisur ndërhyrjen për riparimin e disa fasadave të amortizuara që krijojnë rrezik për banorët në këtë zonë.”, shkruan kryebashkiaku Benet Beci, në një publikim në rrjetet sociale, shoqëruar me foto.