Pamje nga operacioni policor i koduar “USDT-1”, me objektiv dokumentimin me prova ligjore dhe goditjen e këmbimit të kundërligjshëm të parave në monedha virtuale dhe anasjelltas.
Gjatë operacionit në Tiranë dhe në Shkodër, janë ekzekutuar 18 masa sigurie (17 prej tyre “Arrest në burg”) dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas.
Nga kontrollet e kryera në 32 ambiente, janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale: 13 pajisje kompjuterike, 27 celularë dhe rreth 750 000 euro, që dyshohet se i shërbenin kësaj veprimtarie të jashtëligjshme. Hetimet vijojnë.