Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj nis nesër konsultimet për datën e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në vitin 2025.
Nesër Begaj do të takohet me krerët e partive politike të cilat më pas do ta shtyjnë atë drejt dekretit të zgjedhjeve parlamentare.
Sipas burimeve Begaj do të takohet nesër me krerët e Partisë Republikane, LZHK, PBDNJ dhe PDIU. Ndërkohë që të enjten do presë përfaqësues nga PL.
Konsultat me dy partitë kryesore, PS dhe PD, presidenti do t’i zhvilloje më datë 25 Nëntor.