Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbradhjen e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. B., me precedent kriminal për vjedhje dhe shitje të lëndëve narkotike.
Ky shtetas, ditën e djeshme, ka vjedhur me thyerje, një shumë parash, pije alkoolike dhe një kamer sigurie, në një qebaptore në lagjen “Vasil Shanto”, si dhe një shumë parash në një lokal, në të njëjtën lagje.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 23-vjeçarit, një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me kamerën e sigurisë të vjedhur dhe një pjesë të parave të vjedhura.