Katër efektivë të “Shqiponjave” në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan nga kolegët e Agjensisë së Mbikqyrjes Policore me 20 nëntor, me akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me ngjarjen e Dobraçit, ku humbën jetën 4 persona.
Gjykata e Shkodrës ka zbutur masën e sigurisë, duke I kaluar vetëm në “Detyrim paraqitje”, “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim nga detyra”. Efektivët Marta Martini, Blerim Kurmetaj, Viktor Logu dhe Juljan Sterkaj, akuzohen për shpërdorim detyre, pasi dyshohen se nuk ndaluan personin e tretë që ndodhej në makinë me dy shënjestrat e atentatit Hamza Lici dhe Arlind Bushati.
Identiteti i personit të tretë mbetet mister, ndërsa ka dyshime se është i shumëkërkuari Ibrahim Lici por deri tani, policia nuk ka dhënë asnjë version.
Lidhur me ngjarjen e rëndë janë shoqëruar dhjetëra persona por ende policia e Shkodrës nuk ka arritur të identifikojë autorët e kësaj ngjarje të rëndë, e cila tronditi opinionin publik.