Nelson Hysa nuk di të ndalet, triumfon sërish në mes të Londrës duke ngjitur lart flamurin kuqezi. Boksieri shqiptar doli fitues në eventin e mbajtur në kryeqytetin anglez.
Hysa u përball me argjentinasin, Ariel Brekamonte, sfidë e vlefshme për peshat e rënda. Shqiptarit i mjaftuar vetëm dy raunde për ta hedhur “KO” kundërshtarin, duke marrë kështu një triumf të rëndësishëm në “York Hall Arena” të Londrës. Me plisin dhe i mbuluar me flamurin shqiptar, Hysa merr kështu një fitore të madhe përballë një kundërshtari jo të lehtë.
Kujtojmë që ky është shqiptari i dytë që triumfon në këtë event, pas Alban Bermetës.