Ka vdekur ne oren 03.37 ne repartin e te byrgosureve ne Spitalin e Parmes bosi Toto Riina. Dje kishte mbushur 87 vjet. I operuar 2 here javen e kaluar, pas nderhyrjes se fundit kishte rene ne koma. Riina, per hetuesit, pavaresisht burgosjes si pas nenit 41/2 prej 24 vitesh, ishte akoma shefi i Cosa Nostra.
Riina ishte i semure prej vitesh, por kohet e fundit kushtet e tij ishin perkeqesuar duke shtyre avokatet e tij te kerkojne nje nderprerje te denimit per arsye shendetesore. Kerkesa eshte hedhur poshte nga Gjykata e Mbikqyrjes se Bolonjes ne korrik. Dje, kur tashme ishte e qarte qe kushtet e tij ishin deshperuese, ministri i Drejtesise i ka akorduar nje takim te jashtezakonshem familjareve. Riina po vuante 26 denime me burgim te perjetshem per dhjetra vrasje dhe masakra. @ShkodraWeb