Bashkia Shkoder shpallet fituese ne konkursin rajonal te praktikave me te mira per here te dyte rradhazi. Konkursi i praktikave më të mira, mbetet një eksperiencë shumë e mirë për të gjithë bashkitë, për të shkëmbyer dijet, për inovacionin, për ofrimin e zgjidhjeve për sfidat e përbashkëta. Është një mundësi për bashkëpunim dhe për të mësuar nga njëri tjetri.
Tashmë programi “DLDP decentralization and local development programme”, duke e mundësuar këtë konkurs, ka dhënë një model për të zhvilluar qeverisjen e mirë, model që, pse jo, bashkitë, shoqatat e bashkive dhe agjensitë e zhvillimit rajonal mund ta bëjnë atë të qëndrueshëm.
https://www.facebook.com/bashkiashkodres/videos/1314500675322463/