Viti 2018 eshte i fundit qe do te mbyllet mbase plotesisht sipas asaj cfare ka parashikuar Bashkia Shkoder. Duke nisu nga tani, ka ekzaktesisht 1 vit kohe ne dispozicion per te realizuar e mbajtur premtimet e dhena ne 2015. Por edhe per te vene piketat e fushates se re elektorale lokale te 2019-es. Eksperienca e gjate ne profesionin e gazetarit me ka mesuar se duke nisur nga fundi i shtetorit 2018, nis jo zyrtarisht fushata elektorale. Ata qe jane ne pushtet punojne per te realizuar rizgjedhjen, ata qe jane ne opozite perpiqen te vijne ne pushtet. E para eshte “loja e emrave” te kandidateve per kryetar bashkie. Me veshtire brenda rradheve sesa jashte tyre.
Ky vit i fundit i vertete qe mund te shfrytezohet nga ata qe jane ne pushtet per te realizuar cfare te munden nga lista e premtimeve te 2015-es, nentor 2017- nentor 2018 do te “sajoje” kauza nga me te ndryshmet, pse jo edhe nga me te cuditshmet. Me te lehte do ta kene ata qe tentojne te “pushtojne” kalane e Shkodres, te majtet. Per ta, cdo kauze eshte e vlefshme per te sulmuar Bashkine e Shkodres, sidomos ne personin e kryetares se Bashkise. Kjo per shume arsye por mbase me kryesorja eshte se Voltana Ademi duket se do te shkoje drejt nje rikandidimi te mundshem te dyte. Nuk ka fakte, por indiciet eshte e lehte te hulumtohen.
Ka disa dite qe ka dale ne skene dhe po “mbahet ne kembe” kauza e “kamerave te sigurise” ne shkollat nen juridiksionin e Bashkise Shkoder. Tema e sigurise ne shkolla eshte shume e rendesishme, ka te beje me femijet tane qe teorikisht, jane ata qe do te marrin stafeten ne kete vend. Drejtoret e shkollave, te emeruar nga Drejtoria Arsimore Rajonale ne varesi te Ministrise se drejtuar nga socialistet, kane nisur te dalin ne media. Ne formen e nje “reaksioni zinxhir”, njeri pas tjetrit ata po “pergenjeshtrojne” bashkine duke thene se kamerat e sigurise jane vene ne bashkepunim me banka te nivelit te tyre, me para te mbledhura nga nxenesit apo edhe me menyra te tjera. Por jo nga Bashkia Shkoder. Kjo e fundit, para disa diteve paraqiti nje liste me shkollat ku, sipas Bashkise Shkoder, jane instaluar kamerat e sigurise. Deklarata ishte ne pergjigje te disa deklarimeve te drejtoreve te shkollave. Mesa duket, kaq ka mjaftuar dhe nisi dalja ne seri e drejtoreve, e cila sipas gjasave nuk do te ndaloje. Bashkia Shkoder ju kunderpergjigj me nje tjeter dalje ne versionin “video” e cila iu shpernda mediave. Natyrisht, nuk ishte pergjigje shterruese sepse vendosja e kamerave te sigurise do te vijoje.
Para vijimit te analizes se perplasjes drejtore shkollash- bashki, ja vlen te sillet ne vemendje menyra si funksionon sistemi arsimor ne Shqiperi. Drejtoret dhe mesuesit ne shkolla, emerohen nga DAR, ndersa godinat dhe mjediset e tjera jane ne pronesi e administrim te bashkive. Kjo e fundit, ka te gjitha pergjegjesite, ndersa stafet pedagogjike dhe procesi mesimor jane nen “hyqmin” e DAR dhe me lart, te Ministrise se Arsimit.
Nuk e di sa ka ndodhur, por pervec publikimit ne media (te cilat bejne punen e tyre natyrisht), ka edhe nje rruge tjeter per te ngritur problemet. Drejtoret e shkollave apo edhe vete DAR duhej te niste komunikimin zyrtar dhe shkresor me zyren perkatese ne Bashkine Shkoder. Nese do te kishte moskomunikim, atehere rruga tjeter mbetej media. Nga ana tjeter, teksa jane “futur ne loje” shume drejtore shkollash, mungon nje reagim nga zyrtaret e DAR Shkoder. Nuk kam informacion nese drejtori Kadri Ymeraj ka provuar te takoje kryetaren Voltana Ademi per kete ceshtje, por besoj se nje takim i tille, mbase edhe me i gjere me pranine e drejtoreve te shkollave e perfaqesuesve te prinderve, do te ndikonte pozitivisht.
Zhvendosja ne media e kesaj ceshtje, replikat ne distance permes televizioneve e portaleve. nuk eshte e veshtire te te ktheje ne mendje skema qe zakonisht perdoren per qellime politike. Sistemi arsimor ne Shqiperi terheq nje armate te tere mesuesish, nxenesish dhe prinderish. Jane me mijera, te cilet ne nje moment te caktuar, ne prag te zgjedhjeve, mund te perllogariten edhe thjeshte si votues potenciale. Krijimi i pakenaqesive sidomos lidhur me sigurine e nxenesve, fare lehte mund te devijohet ne vote “kunder” ne 2019 per administraten aktuale te Bashkise Shkoder. Kam pershtypjen se ceshtja e “kamerave te sigurise” ne shkolla, do te ngjitet edhe me perpjete, mund te nxise ndonje status edhe te kryeministrit apo ministrit te linjes. Gjithmone, nese nuk jane te kujdesshem per tu pozicionuar. Ne ditet, javet e muajt ne vazhdim, do te kete edhe “ceshtje” te tjera, te cilat pritet te shenjestrojne Bashkine e Shkodres e lidershipin e saj. Nderthurja e interesave politike me ato mediatike mund te kene edhe efektin e deshiruar nga iniciatoret. Natyrisht, edhe efektin boomerang!