Kufoma e gjetur në det më 6 nëntor në provincën e Leçes, në Itali, dyshohet të jetë e avokatit të zhdukur shqiptar, Bujar Muço. Ky i fundit u zhduk që më datën 2 nëntor të këtij viti, teksa u nis me tragetin e linjës Durrës-Bari, për të shkuar te familja e tij.
Prokuroi i Maceratës kërkoi testin e ADN-së për kufomën e gjetur, e cila dyshohet të jetë pikërisht e avokatit shqiptar, shkruan ‘il resto del Carlino’. Avokati Muço jetonte prej rreth 15 vitesh në Macerata, bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Gruaja e tij kishte raportuar zhdukjen e Muços për karabinierët e Maceratës, ndërsa në Shqipëri u hap një dosje për rrëmbim.
Trupi i gjetur në bregun e Pulias më 6 nëntor ende nuk është identifikuar, por mediat italiane raportojnë se nuk ka persona të zhdukur në zonë. /shqiptarja.com/