Elvin Luku i përket një brezi të ri studiuesish të Shkencave të Komunikimit që me punën e tij hulumtuese po përpiqet të na tregojë një tjetër dimension të munguar mënyrës se si janë të ndërtuara programet televizive në Shqipëri. Luku i cili gëzon edhe një eksperiencë të gjatë në punën si gazetar, së fundi ka ardhur te lexuesi me botimin e tij “Talk Shoë para dhe pas ekranit” ku tenton jo vetëm të tregojë prapaskenat e emisioneve më të ndjekura televizive, por edhe të na sjellë një panoramë se si funksionon në audiencë Talk Shoë në median vizive Shqiptare. Siç do të thoshte edhe Profesor Artan Fuga në përmbledhjen e librit; “Ky Libër të ndihmon të shikosh televizorin, jo vetëm me sytë e ballit, por edhe me ata të mendjes”; gjë që duket se botimi e ka arritur më së miri. Një botim që do ti vlejë në vazhdim edhe studentëve të Gazetërisë të cilët do të kenë një pikë referimi më shumë në punën e tyre kërkimore. Por po kështu edhe një libër lehtësisht i lexueshëm edhe për ata lexues që kanë kuriozitet se si funksionojnë programet televizive në Shqipëri. /Marre nga opinion.al/