Nga Izet Haxhia
Si shume ‘rastesi’ po i ndodhin ketij Sajmir Tahirit dhe njerzve te tij. Si “rastesisht ” ua shiti audin nje grupi qe merrej me trafik droge. Prape “rastesi “qe keta jane kusherinj te tij. “Rastesi “qe ne bisedat e tyre te pergjuara nga policia italjane del edhe emri i tij. Pastaj vjen edhe nje “rastesi “tjeter ku ne nje makinen e nipit te nje eksponenti te larte te policise dhe shume i afert me te, kapen perveç parave edhe patentat e ish ministrit. Dhe “rastesia” e fundit eshte kjo e kunatit te tij qe pas nje statusi ne fb ku permendete me superlativa Bosin e mafias Italjane, thoshte qe ma kane vjedhur telefonin ku mbante te instaluar fb, pa asnje shifer ,dhe “hajduti si per “çudi” dinte qe ky paska ndenjur edhe dy vjet ne Siçili… Vertet shume te çuditshme keto “rastesi”.
Shenim: Duke bere nje lundrim te thjeshte ne profilin ne Facebook te Alban Berisha, statusi i cili ngjalli bujen e madhe dhe gjithe keto reagime, eshte fshire. Mbase personi qe i ka vjedhur celularin e bashke me te edhe Facebook-un e Berishes, e ka fshire pas pergjerimit publik nga profili i nje miku te tij. Ose, Izet Haxhia ka te drejte ne shenimin e tij me lart…