Në intervistën pas ndeshjes, trajneri Ernest Gjoka u shpreh se skuadra është ende e brishtë, pasi i rëndon fakti se gjenden ende në vendin e parafundit, dhe thekson se është e vështirë të ngresh moralisht një skuadër, në të tilla kushte.
Për ndeshjen…
Ky është futbolli. Luajmë për të shënuar. Pjesën e parë e filluam jo mirë. Ishim të ngurtësuar. Bëmë edhe një gabim tek goli. Patëm rast për të barazuar, por nuk ja arritëm.
Mendoni se skuadra duhet shkundur?
Kjo është e gjithë çështja. Prandaj themi që duhet të shënojmë, që të jemi të qetë. Prandaj skuadra është e brishtë, pasi gjendemi në vendin e fundit, i cili na vret moralisht. Por, mbetet ende e vështirë.
Skuadra nuk i përgjigjet strategjisë tuaj, apo nuk e keni gjetur çelësin për pikët?
Kërkon shumë punë që të arrijmë të marrim fitoret. Ne po kërkojmë me gjithçka kemi mundësi, të marrim fitoren, por e theksoj që është e vështirë.
Vetëm ana psikologjike, apo edhe fizikisht nuk jeni aty ku duhet?
Ndonjëherë kur luan gjithçka për gjithçka, mbetesh i çekuilibruar edhe në mesfushë. E rëndësishme është që të gjithë të…
Në kampionatin shqiptar nuk ka asnjë ndeshje të lehtë, pavarësisht se luajmë brenda apo jashtë. /supersport/