Shqipëria në shtatëdhjetë vjet kaloi nga ligësia tragjike Hoxha, në ligësinë dramatike Berisha, dhe, që është përqëndruar tani te ligësia qesharake Rama. Shqiptarët e Shqipërisë, prej më se shtatëdhjetë vjetësh, kanë qenë sunduar nga ligësia Hoxha, sepse ende ajo po i drejton edhe sot. Por tani ajo është në fundin e saj.
l.
Kur para 20 vjetësh; e studiova fenomenin e ligësisë njerëzore sipas konceptit të Martin Luterit, dhe e konceptova saktë ligësinë Hoxha në Shqipëri, sigurisht që e konstatova se ajo ishte prezente edhe gjatë viteve 90′.
Mendimi ishte se atë ligësi do ta vuanin gjatë, të gjithë shqiptarët. Por, çfarë është ligësia Hoxha dhe pse po vijon kaq gjatë?
Ligësia Hoxha është e njëjta gjë edhe me ligësinë Berisha, edhe me ligësinë Rama që kemi ende prezente, dhe disa muaj akoma, derisa ligësia Hoxha të rroposet me gjithë këta të dy, që sigurisht se janë shtojca të gjalla të ligësisë Hoxha.
Të dy këto shtojtca nuk janë gjë tjetër veçse pasqyrë e dëshirës së shfrenuar për pushtet, që, brenda ligësisë, abuzojnë me interesin kombëtar. Çdo lider politik që për interes të pushtet të vet shkel mbi interesin kombëtar, priret nga një ligësi e brendshme që ka lidhje me patologjinë e tij për pushtet. Liderë të tillë nuk kanë lidhje me demokracinë.
ll.
Pushtimi i shoqërisë shqiptare nga ligësia Hoxha ka qenë një gjëmë në historinë kombëtare të Shqipërisë. Ajo shkurt mund të përmblidhet në këta elementë:
Sëmundje e çmendurisë së një individi skizofrenik, që të gjithë shtypjen e personalitetit të tij kërkon ta kompensojë me shtypjen dhe vuajtjen reale, fizike dhe shpirtërore, të shoqërisë që sundon.
Pushtet absolut skizofrenik i prirur nga një urrejtje kundër qytetërimit dhe vetë njeriut.
Adhurim me pasion i vrasjes së të tjerëve, sidomos të çdo individi kundërshtues.
Impuls hakmarrës kundrejt gjithkujt që i duket më i ditur se vetja.
Pushtet të izoluar drejt një sundimi absolut.
Kënaqësi për të vrarë bashkëpunëtorët, si frikë se këta mund të jetojnë edhe pas vdekjes së tij.
III.
Edhe ligësia e sotme në Shqipëri i ka këto cilësi patologjike, pavarësisht se jo të gjitha njëherësh, sepse, edhe pse rrjedh direkt nga ligësia Hoxha, kjo është më e butë se ajo.
Edhe ligësia Rama edhe ligësia Berisha e ka impulsin e hakmarrjes kundrejt gjithëkujt që i duket me i ditur se vetja.
Edhe ligësia e sotme, Rama-Berisha, e ka cilësinë e ligësisë Hoxha si pushtet të izoluar drejt një sundimi absolut.
Edhe ligësia e sotme Berisha – Rama e ka si prirje një urretje drejt demokracisë si qytetrim.
Duke u nisur nga këto tipare të përbashkëta me ligësinë Hoxha, ligësia Rama – Berisha provon se është rrjedhojë direkte e ligësisë Hoxha.
IV.
Po, si shpjegohet që ne shqiptaret nuk patëm mundësi që, edhe në njëzet e shtatë vjet pas ligësisë Hoxha, të mund të shpëtonim nga ligësia Hoxha? Sigurisht që përgjigjia e kësaj pyetjeje kërkon sutdim të veçantë psikologjik, por ajo që mund të themi në këto momente është arsyeja e majaftueshme për ta pranuar se, çdo shoqëri që kalon nga tipi i ligësisë Hoxha për një përiudh 45 vjeçare, nuk e ka aq të lehtë për të zgjedhur liderë të paprekur nga patologjia skizofrenike për pushtet.
Edhe shqiptarët nuk mund të dilnin dot me shumë lehtësi nga ligësia patologjike Hoxha, sepse ajo kishte pushtur të gjithë spektrin shoqëror të mendimit; kishte ndërkallur frikën tërsore të shoqërisë për ekzistencën e saj, sepse regjimi politik Hoxha, në 45 vjet, ishte ithtar i madh i vdekjes dhe presekurcionit. Megjithatë, duke e konsideruar ligësinë Berisha dhe Rama si korolar të ligësisë Hoxha, mund të themi se 27 vjet kanë qenë shumë për të duruar ligësi të tilla.
Po, tani erdhi fundi.
Reforma në Drejtësi, ashtu sikurse është sktruktuar në kushtetutë dhe në të gjithë reflektimet e të gjithë ligjeve të tjera, është kura me cilësore për eleminin e ligësisë Hoxha në Shqipëri, nëpërmjet: moralitet të qeverisjes, drejtësisë shoqërore, luftës kundër krimit, antrikorrupsionit, dhe, ngritjes së intelektit shoqëror demoktatik mes reformës integrale në arsim.