Një operacion i madh policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Forca të shumta policie, të mbështetura edhe nga Renea kanë rrethuar zonën tek Bashkia si dhe disa rrugica, raporton “infoelbasani”.
Megjithatë ende mbeten mister shkaqet e këtij aksioni. Më shumë policë ndodhen tek Kryqëzimi i nje banke prane bashkise. Disa godina janë të rrethuara.
Deri më tani nuk ka asnjë deklarim zyrtar rreth këtij aksioni. Por forcat e shumta policie, që mbajnë armët gati për të qëlluar, kanë frikësuar qytetarët, raportojne mediat lokale ne Elbasan.