Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, pasi një i dënuar në burgun e Shën Kollit është vetëvarur. Viktima është një 20-vjeçar nga Shkodra.Pas ngjarjes mesohet se i riu qe i ka dhene fund jeten eshte Florian Kodra, 20-vjec nga Shkodra. Ai u gjet i pajete te godina 4 në dushet e burgut. Sipas raportimeve, i riu i ka dhene fund jetës me çarçaf. Mesohet se vetem pak me pare trupi i tij ka mberritur ne morg ne pritje te ekspertizes perkatese.
Ngjarja per te cilen Florian Kodra u arrestua ne prill 2016
Policia ka zbardhur plagosjen që ndodhi mëngjesin e sotëm në Theth të Shkodrës, si edhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar.
Gjithashtu, është bërë i mundur edhe sekuestrimi i armës së krimit. Shtetasi N.T. nga Tirana, i cili banonte në Theth me bashkëjetuesen e tij D.D. vjeçe u plagos me armë zjarri sot rreth orës 6:45 të mëngjesit.
Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezultoi se ne trupin e të dëmtuarit u konstatohen dy dëmtime të shkaktuara me armë zjarri , ku si pasoje edhe pas ndihmës së marrë mjekësore vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore ne spital.
Grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja , model 56 kalibri 7.62 mm.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operative e hetimore u bë e mundur identifikimi dhe kapja në flagrancë e autorit të ngjarjes, shtetasit Florian Kodra , 19 vjeç banues në Theth Shkodër .
Këtij shtetasit iu sekuestrua arma e krimit automatiku kallashnikov. Shkaku i plagosjes mendohet se është për motive te dobëta.