“Versioni i udhëtimit të Saimir Tahirit për udhëtimin në Gjermani nuk qendron”. Keshtu tha sot deputeti i PD Enkelejd Alibeaj, i cili akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bën gjithcka “për të mbrojtur ushtarët e tij të lidhur me krimin dhe drogën”.
Sipas Alibeajt, ne baze te ketij dokumenti qe shihni me poshte, Kurum me vendim te posacem nuk pranonte transaksione kesh.
“863 mijë eurot e gjetura në makinën e biznesmenit Orest Sota nuk mund të përdoreshin për blerje hekuri nga kompania Kurum, pasi dokumentat zyrtare tregojnë se kjo kompani nuk mund të kryente asnjë transaksion me para kesh”.
Dokumentat e Qëndrës Kombëtare të Biznesit janë publikuar sot nga PD-ja, e cila ka theksuar se ato vërtetojnë se paratë ishin të Saimir Tahirit, ish-ministrit nën hetim.
“Orest Sota ka penguar drejtësinë duke mos thënë të vërtetën për pronësinë 853 mijë eurot të kapura në makinën e përdorur prej tij bashkë me patentat e Tahirit. Versioni i tij se me 863 mijë euro do blinte hekur në Kurum, është një mashtrim për të mos treguar të vërtetën se paratë sikurse dhe patentat i përkasin Saimir Tahirit. PD disponon dokumentet e gjykatës të qershorit 2017 se administratori i Kurum e kishte të ndaluar cdo transaksion kesh apo përmes bankës për shkak të falimentit”. /panorama.com.al/
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10155815272084909/