Ka me shume se nje ore qe mediat kane publikuar emrat dhe foto e tre ish- drejtuesve te larte te Policise se Shtetit, per te cilet Prokurorai ka prere urdher- arrestet. Behet fjale per 3 drejtora/ shefa te rendesishem te unformave blu, njeri prej te cileve edhe ish- drejtor i Policise ne Shkoder. Mungesa e nje pergenjshtrimi nga organi i akuzes, i verteton emrat e personave qe tashme mund te arrestohet nga ish- koleget e tyre nga casti ne cast ne qofte se…nuk kane çare ferren.
Deri ne momentin kur mbi ta te rendoje nje vendim i formes se prere nga te gjitha shkallet e gjykatave shqiptare, mbi 3 personat e siperpermendur eshte i forte prezumimi i pafajesise. Edhe pse ne kete rast, ka nje “rastesi” sepse njeri pre tyre eshte larguar menjehere nga detyra sapo Fatmir Xhafaj ka ardhur ne krye te Ministrise se Brendshme. Ka edhe nje “rastesi” tjeter dhe qe lidhet me zonen e anatemuar se shfrytezonin per trafikimin e droges klani “Habilaj”, i cili po “rastesisht” ka nje lidhje farefisnore jo ne “brezin e dhjete” me ish- ministrin e Brendshem Saimir Tahiri. E per te vijuar ne linjen e “rastesive” nje person me emrin Sajmir eshte permendur edhe ne pegjimet qe fatmiresisht nuk jane bere nga strukturat shqiptare. Sepse do te kishin fatin e videos “700 mije” te Ilir Metes. E per ta mbyllur kete pjesen e besdisshme te “rastesive”, kryeministri Edi Rama e ka deklamuar me shume se nje here Sajmir Tahirin si “ministri me i suksesshem i socialisteve” dhe si “ministri qe i ktheu dinjitetin e neperkembur policise”.
Pse mund te deklarohet se “shteti ka rene”? E perseris edhe njehere: qe te gjithe, edhe vete ish- ministri Tahiri, prezumohen te pafajshem. Mirepo, Prokuroria dihet se vepron gjithmone ne baze te indicieve e provave. Si per Tahirin, arrestimin e te cilit Kuvendi e refuzoi, edhe per te arrestuar 3 ish- zyrtare te larte te policise, duhet te kete minimalisht dyshimin e arsyeshem per perfshirje ne aktiviteteve kriminale. Por nuk perjashtohet qe Prokuroria te kete ne zoterim prova te reja nga Italia apo edhe te krijuara me pergjigje ambjentale atje ose ne Shqiperi te personave te arrestuar qe mund “te kene folur me shume se c’duhet”. Alternativa tjeter me e pamendueshme eshte qe dikush “te kete kenduar”, duke folur me gjuhen e mafiozeve te tipit Toto Riina. Pra, te kete nisur bashkepunimin me Prokurorine per te lehtesuar barren e vet. Nese do te vijohet ne linjen e mesiperme, jemi perpara nje situate unikale ne vend te pakten qe nga 1990 e ketej: Grup i strukturuar kriminal brenda policise se shtetit, me dyshimin se kulmon tek ish- ministri i brendshem! E ky grup kriminal nuk ka bere as me pak e as me shume se trafik nderkombetar te droges, ne vlera miliarda euro dhe pasi eshte “kujdesur” qe droga te ruhej edhe me arme nga njerez ne uniforme ose jo brenda territorit te Shqiperise. Sa me siper, nuk besoj se mund te quhet thjeshte aludim, teksa kane dale urdher- arrestet e Prokurorise per 3 ish- zyrtare te policise dhe nje i tille u refuzua nga Kuvendi per ish- ministrin e Brendshem, qe sipas disa dokumenteve te publikuara ne media, edhe udhetimin ne Gjermani nuk e ka shume te kopsitur per “arsye shendetesore te nje te afermi”.
Tani te vime tek pjesa moralo- politike e ceshtjes. Opozita shqiptare prej kohesh ka leshuar akuza per perfshirje te policise ne trafikun e droges. Madje, here pas here ka publikuar edhe emra konkrete te cilet gjithmone jane “shumezuar me zero” nga hierarket politike te shtetit si ish- ministri Tahiri, kryeministri Rama e te tjere eksponente te mazhorances se majte dje e sot. Me 3 urdher- arrestet e sotme dhe me nje arrestim te mundshem te 3 ish- zyrtareve, opozita fiton nje kauze te forte dhe te justifikuar edhe nga Prokuroria. Mirepo, kjo e fundit edhe pak dite, do te perballet me nje problem jo te vogel: titullarit Adriatik Llalla i mbaron mandati dhe duhet te zevendesohet nga nje tjeter. A do te ndikoje ne vijueshmerine e hetimit te Prokurorise mbi kete ceshtje? Pa me te voglin dyshim Po, por ka shume rendesi edhe emri i atij qe do te pasoje Llallen ne krye te organit te akuzes. Nje terheqje e mundshme e Prokurorise pasi Llalla te mbylle mandatin, rrezikon ti heqe besueshmerine e kauzes opozites. Megjithate, opozita ka momentin e saj me te mire qe nga viti 2013 kur doli ne opozite. Cfare do te kerkoje, cfare do te vendose dhe cfare do te arrije opozita, ajo me shume besoj se duhet pare nen kendveshtrimin e marreveshjes se 18 majit. Politikisht, edhe nje qeveri kombetare nuk do te ishte e pamundur, tashme jo me synim integrimin e vendin, por pastrimin e tij nga kanabis. Duke nisur nga Policia e Shtetit. Natyrisht, ne krye te saj veshtire se mund te jete Edi Rama. Sot shteti ra, por…rrofte shteti!