Me marrjen e mandatit te deputetit, zevendeskryeministrja Senida Mesi ka detyrimin te deklaroje publikisht pasurine e saj. Ne deklarimin e bere tashme publik, mund te verifikohet se Mesi eshte mjaft e pasur duke deklaruar disa llogari bankare si dhe te ardhura nga disa drejtime. Edhe deputeti i ri i PD-se Romeo Gurakuqi, ka bere deklarimin e tij te pasurise dhe gjeja e pare qe te bie ne sy eshte nje shtepi banimi ne Tirane e dekleruar me nje vlere 2 milion leke. Me poshte, gjeni deklarimet e Senida Mesi dhe Romeo Gurqkuqi.
Zevendeskryeministrja Senida Mesi
Apartament banimi në Shkodër, me sipërfaqe 147 m2 banim dhe 150 m2 verandë, me vlerë 94 mijë euro, burimi nga paga dhe një kredi.
Aksione në “SM Consulting”, Shkodër, 100 000 lekë.
Llogari rrjedhëse në ProCredit Bank, 3 814 lekë, burimi paga.
Llogari rrjedhëse në ProCredit Bank, 10 mijë euro, burimi paga.
Kartë krediti Visa në ProCredit Bank, 1 mijë euro.
Llogari kursimi në ProCredit Bank, 57 mijë euro.
Llogari kursimi për fëmijë në ProCredit Bank, 730 000 lekë.
Llogari kursimi për fëmijë në ProCredit Bank, 45 000 lekë.
Kartë krediti Visa, 1 mijë euro.
Llogari rrjedhëse në Raiffeisen Bank, 2 180 euro.
Gjendje cash, 500 000 lekë.
Anëtare e Këshillit Bashkiak Shkodër, 47 600 lekë.
Të ardhura si pedagoge në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, 37 048 lekë.
Të ardhura nga projekti, shoqata NRD, 36 400 lekë.
Të ardhura si konsulente projekti, Shoqata AARHUS, 3 354 euro.
Bashkëshorti Artan Mesi, paga si mjek Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Shkodër, 290 104 lekë.
Bashkëshorti Artan Mesi të ardhura si pedagog i jashtëm në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, 20 272 lekë.
Bashkëshorti Artan Mesi shërbim konsulence mjek ndërmarrje, 78 000 lekë.
Kredi për blerje shtëpie, 15 534 euro.
Pagesë karte krediti, 259 euro.
Kontratë sipërmarrje për blerje apartamenti, likuiduar 9 636 euro.
Apartament banimi 69 m2, në Shkodër, 1 265 571 lekë, të ardhura nga paga.
Autoveturë Mercedez Benz, 490 000 lekë, burimi paga.
Gjendje cash, 500 000 lekë, burimi paga.
Kartë krediti, 150 000 lekë.
Deputeti i PD-se Romeo Gurakuqi
Apartament banimi në Tiranë, 97 m2, vlera 2 000 000 lekë, burimi nga paga pranë UET.
Makinë Range Rover Sport, vlera 1 000 000 lekë, burimi nga të ardhurat nga paga.
Depozitë në Tirana Bank, 14 511 euro, burimi të ardhura nga paga.
Depozitë në Raiffeisen Bank, 4 mijë euro, burimi nga pagat në vite.
Apartament në Shkodër, 95 m2, vlera 5 000 000 lekë, në pronësi të nënës.
Apartament në Shkodër, 91 m2, vlera 4 800 000 lekë, në pronësi të nënës.
Depozitë bankare në Credins Bank, 15 000 euro, të ardhura personale të pagës dhe grantit kërkimor, krijuar me pagesat e prapambetura nga UET.
Paga si pedagog në UET, 14 400 euro.
Anëtar i bordit të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, 126 000 lekë.
Instituti i Zhvillimit të Arsimit pranë MAS, 648 000 lekë.
Gerti Gurakuqi, djali, i vetëpunësua si kompjuterist, 6 600 euro