Gjendet një granatë në një banesë në Durrës. Kanë qenë anëtarët e familjes Zeqiri ata që kanë parë mjetin e rrezikshëm në oborrin e shtëpisë se tyre në lagjen 15 në Spitallë. Fill pas kësaj ata kanë lajmuar policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes.
Sipas dëshmisë së pronarit të banesës, mësohet se ai pak ditë më parë ishte kthyer nga Anglia. Mes të tjerash ai tha se nuk kishte konflikte me askënd.
“Granatën e gjetëm në oborr. Nuk e dimë se kush e ka hedhur aty. Por unë pak ditë kam që kam ardhur nga Anglia, punoj andej si emigrant. Nuk e di se kush fshihet pas kësaj ngjarje, pasi nuk kam konflikte me asnjë”, pohoi në polici emigranti shqiptar. Sakaq, policia po heton lidhur me zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e personit që ka vendosur mjetin shërthyer në këtë banesë./BALKANWEB/