Ne faqen zyrtare te Bashkise Shkoder eshte publikuar nje material, i shoqeruar me foto ku njoftohet solidarzimi per diten e sotme me qeverine nen nismen “Te pastrojme Shqiperine qe duam”. Ne te gjithe vendin sot ka startuar nje aksion mbare kombetar qe pritet te zgjase rreth 6 muaj. Ne faqen e Bashkise Shkoder ne FB shkruhet:
“Se bashku me të rinjtë e Shkodrës, pjestarë të organizatave të shoqerisë civile, komunitetin e Shkodrës, nesër të gjithë për një mjedis më të pastër dhe në shërbim të të gjithëve.
Ishte kjo kerkesa edhe e femijeve te Shkodrës, të cilët do të bashkohen në çdo kënd, lagje më lagje, për të kontribuar pêr një mjedis më të mirë për të gjithë.
Por kjo ditë, nuk ndalet vetëm këtu. Është senisibilizim dhe detyrim i gjithsecilit prej nesh për të mbajtur pastër ambjentin ku jetojmë.
Gjatë këtij viti, Bashkia Shkodër është fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës për menaxhimin e mbetjeve urbane, shtimin e hapësirave të gjelbërta, por edhe sensibilizimin e komunitetit që të gjithë së bashku të mbajmë pastër ambjentin ku jetojmë.
Eja edhe ti!???????????”.