Pas udhëtimit në xhunglën e Afrikës së Jugut, gazetari investigativ Artan Hoxha rikthehet në Shqipëri dhe nis nga puna. Me anë të një fotoje të postuar në rrjetin social Facebook, ai tregon se historia e Klement Balilit, njeriu që njihet ndryshe edhe si “Eskobari i Ballkanit” do pasqyrohet edhe në mediat gjermane.
Hoxha shfaqet në foto me gazetarin gjerman të tabloidit “Der Shtern”, Jonas Brenge dhe fotoreporterin italian Matteo Bastianelli, diku afër Vlorës, duke na treguar edhe projektin e tyre të ri.
Më pas ai duket se ka udhëtuar drejt Sarandës, pasi bën edhe foto para resortit turistik “Santa Quaranta”, të sekuestruar sot.
Gazetari po ashtu ironizon sekuestron e pronave të Balilit, duke thënë gjithçka ndodhi pas sezonit turikstik, “që Keli të merrte edhe këstin e fundit”.
STATUSI I PLOTË
Se shpejti nga kazani mediatik gjerman nje tjeter histori me Balilin, por kjo shume me para se prokuroret te kujtoheshin qe ta sekuestronin resortin Santa Quaranta pasi te mbaronte sezoni turistik, dhe Keli te merrte dhe kestin e fundit…
Me kolegun gjerman te tabloidit Der Shtern, Jonas Brenge dhe fotoreporterin italian Matteo Bastianelli ….