Tabloidi gjerman “Bild” ka publikuar 3 ditë më, parë një lajm që ka kaluar pa u vënë re në mediat shqiptare. Bëhet fjalë për ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare Altin Lala i cili është dënuar me një gjobë të majme nga gjykata e Hanoverit.
Sipas “Bild”, Lala është dënuar me 17100 euro gjobë pasi i ka dhënë ryshfet një klubi qitjeje për të marrë lejen e mbajtjes së armëve. Ligji gjerman është mjaft i rreptë për marrjen e kësaj lejeje dhe parashikon një testimesh dhe provimesh, por Lala mesa duket ka menduar ta zgjidhë “si shqiptarët”.
Episodi ka ndodhur 2 vjet më parë dhe mësohet se Lala ka dhënë 300 euro ryshfet për të marrë certifikatën. Në korrik 3 persona u arrestuan. Shqiptari u dënua fillimisht me 22800 euro, por gjoba u ul në 17100 sepse ka pranoi akuzën, dorëzoi lejen dhe nuk ka pasur armë në zotërim. /lapsi.al/