Është shoqëruar me incidente dhe tensione përfundimi i ndeshjes mes ekipit të Laçit dhe Kukësit, e cila përfundoi me rezultatin 0-1. Goli i vetëm për Kukësin u shënua nga Ylli Shameti në minutën e 3’. Tifozët e Laçit kanë hedhur sende të forta në fushë duke goditur Idrizin dhe Kalenë. Klubi i Kukësit deklaron se mes të dëmtuarve është edhe mbrojtësi Albi Alla, i cili është goditur nga tifozët kurbinas.
Pas përfundimit të ndeshjes ka pasur konfrontime edhe mes tifozerive të skuadrave, ku disa tifozë të Laçit sulmuan tifozët e Kukësit me sende të forta. Si pasojë e sulmeve disa persona janë lënduar, ndërsa ka ndërhyrë policia.
Kurbinasit zhvilluan një lojë mjaft të mirë teksa krijuan raste pa fund, por nuk arritën t’i shfrytëzonin, për më tepër humbën dhe një penallti.