Ekipi i Realit të Madridit, fitoi 3-2 sfidën ndaj Malagas, duke u rikthyer kështu tek fitorja, pas barazimit javën e kaluar në derbin ndaj Atletikos. Por, skuadra e Zidan vuajti për të marrë këto tri pikë.
Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-1, dhe madrilenët menduan se po shkonin drejt një fitoreje të lehtë. Por, në të 58-tën, një gol i Kastros barazoi shifrat në 2-2. Duhej një penallti, të cilën Ronaldo e humbi fillimisht, por e rregulloi duke shënuar me rastin e dytë, që Reali të shënonte golin e tretë dhe të merrte fitoren./panorama/