Një aksident i mori jetën një të riu shqiptar ditën e sotme në Selanik.
Viktima është një 20-vjeçar ende i paidentifikuar.
Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku makina me të cilën po udhëtonte i riu shqiptar ka dalë nga rruga duke përplasur një makinë tjetër të parkuar.
Aksidenti ndodhi në kilometrin e 6, afër plazhit të Dionisiou. Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit që i mori jetën 20-vjeçarit shqiptar./gazetaexpress/