Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: Më datë 24.11.2017,ora 20:30, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim për shtetasen A. Z. 21 vjece, banues në Tiranë, sepse në orën 19:30, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, pasi kishte konsumuar ilaçe mbi dozë (paracetamol), dhe më pas është larguar për në banesë pa probleme për jeten.