Eshte promovuar ne Tirane libri “Zoja e Shkodres, Drita e Shqypnies”. Aktiviteti eshte zhvilluar ne Muzeun Historik Kombetar ne kuader te 550- vjetorit te largimit te figures se Zojes se Shkodres ne vitin 1467 drejt Gjenacanos, ne afersi te Romes. Aktiviteti i sotem ka ulur edhe siparin e ketij viti jubilar, i cili ishte i mbushur me aktivitete te organizuara nga Kisha Katolike ne Shqqiperi por jo vetem. Tashme nga ky jubile, do te kalohet ne nje tjeter mjaft te rendesishem te shpallur edhe nga shteti shqiptar, vitit te Gjergj Kastrioti Skenderbeu.