Me rastin e festave te Nentorit, Shoqata Atdhetare Malesia e Madhe ka organizuar nje aktivitet festiv- kulturor, te inicuar nga kryetari Ilmi Kurti. Ne aktivitet ishte e pranishme edhe Rajmonda Haxhija, Presidente e Shoqates Kombetare ne Mbeshtetje te Grupeve Vunerabel. Ne nje status ne Facebook, te shoqeruar nga disa foto, Haxhija shkruan: “Me rastin e festave te nentorit, me ftese te kryetarit te Shoqates Atdhetare Malesia e Madhe Shkoder Z. Ilmi Kurti, pata nderin te dekoroj Zotin Shtjefen Ivezaj koleksionuesin e Muzeut Etnografik me te pasur te Shqiperise ne Lekaj, Tuz, Mali i Zi. Ishte kenaqesi dhe nder i vecante te gjendesha prane njerezeve me te shquar te kultures, artit dhe sportit nder vite ne Malesine e Madhe te Qarkut Shkoder. Edhe njehere falenderim te vecant per organizatorin e ketij evenimenti kaq madheshtor Z.Ilmi Kurti.”.
[masterslider id=”38″]