Vllaznia arriti të merrte fitoren e dytë radhazi sot në kampionat pasi mposhti në “Loro Boriçi” skuadrën e Luftëtarit me rezultatin 2-1. Tre pikët që e shkëpusin skuadrën shkodrane nga zona e ftohtë e klasifikimit janë festuar në mënyrën më origjinale nga stafi i skuadrës.
Protagonist në dhomat e zhveshjes ka qenë përgatitësi atletik Gjergji Poloska i cili së bashku me lojtarët nën sloganin “Panterat e Vllaznisë janë të pathyeshëm” kanë krijuar një atmosferë tepër entuziaste.