Korça do te jete sot qyteti qe do te mbledhe bashke dy qeverite, te Shqiperise dhe Kosoves, ne takimin e tyre te radhes. Kjo eshte mbledhja e katert mes dy qeverise, ne te cilen pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve.
Mbledhja e parë u zhvillua në Prizren më 11 janar 2014, mbledhja e dytë e përbashkët u zhvillua më 23 mars 2015 në Tiranë.
Në 3 qershor 2016 dy qeveritë u mblodhën përsëri, por në Prishtinë, ndërkaq sot do të mblidhen në Korçë.
Ndërkohë më 7 nëntor u zhvilluar mbledhja e dytë e grupit qeveritar të punës, i cili është i ngarkuar për përgatitjen e axhendës së mbledhjes mes dy qeverive shqiptare.
Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh të cilat kanë për qëllim thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe eliminimin e barrierave për lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave në këto dy shtete.