Vendosa qe me te rinj te tjere me te cilet po organizojme protesten e te henes, te ndaj fletushka ne zonen e Parruces dhe Xhabijes,me shpresen qe do te gjeja perkrahje ne kete nisme aspak politike apo ekonomike, por vetem te lire dhe qytetare, derisa te takova Ty. Takim qe me shtangu, ky i imi me Ty dhe me beri te pyes veten: Ku paskam jetuar? Apo Ku paske qene? Une me ca flletushka ne dore per te ngjallur shprese per jetet tona, per te kerkuar drejtesi per nje jete te shuar ne mes, si shume jete te tjera, per te sjelle sa me shume ne ate proteste dhe Ti.
Tu ndala perballe karriges ku kishe shtrire njeren kembe, me bluzen zhublosur permbi bark, qe me hater e perkedhelje, te pershendeta dhe tu prezantova. Dallova percmimin tend te pakuptueshem. Dallova perbuzjen tend ndaj meje, qe edhe pa me njohur, ne mendjen tende te mbytur nga molekulat dehese te Niksic-it, me konsideroje socialist, apo jo? E rrumbullakosje ate shishe, dhe me njeren dore mu drejtove duke me pyetur se sa me kishin paguar.
Tu pergjigja 2000 leke per te ardhur ketu perballe teje ne ate vape, me ironi, por qe nuk depertoi dot ne dehjen tende. Vure buzagaz, sikur ishe I sigurte per ate qe nxore nga goja, pervec eres kuterbuese te birres, aq sa me bere te nenqeshja edhe mua. Une me ca fletushka bardh e zi, te shkruara pas vdekjes se nje te pafajshmit dhe ti me ate teser te djersitur dhe te rrudhosur ne xhep, qe me krenari e kishe perdorur per te zgjedhur kryetarin e partise tende, njeheresh timen dhe ndoshta po e festoje me birre Niksic fitoren e shumepritur.
U mundova te bind Ty dhe te te beja te arsyetoja mes pergjegjesise tende si prind dhe vesit tend prej pijedashesi, te vije te henen per femijet jetim qe la Kleotosi si dhe per te ardhmen e femijeve tu. U mundova te bind Ty qe ajo qe I ndodhi dje Kleotosit, neser mund te ndodhte Ty apo prindit tim, po ku te plaste ty?! Ia fute dhe nje te cuar asaj dreq birre qe po ta shtonte edhe me shume inatin me mua dhe me the te te lija rehat, Ty e Voltanen, ndersa per femijet e Kleotosit dhe te tu, me siguri Zoti i madh do te kujdeset. Me vinte te te thoja te q****a teseren, por ashtu do te fitoje ti mbi mua.
Thojne qe femra fut djallin ne shishe, por dje te kishte futur birra Ty ne ate shishe dhe djallin e kisha perballe meje, te dehur dhe plot vrer ndaj meje. Duke ia lene dehjes tende te castit apo per shkak te fitores “publicitare” te kryetarit tone, te pres te HENEN, ora 19:30 perballe bashkise! Pas protestes, do te qeras me nje birre, pa alkol! /Nga Lazo LUFI/