Mëngjesin e kësaj të hëne qyteti i Vlorës u trondit, pas një shpërthimi me eksploziv të vendosur në automjetin e djalit të një biznesmeni të njohur.
Makina tip tip Jeep me targa AA 298 CL, me drejtues 25 vjeçarin Ines Hajrulla, ka shpërthyer gjatë lëvizjes në lagjen ”Hajro Çakërri”, tek Bishti i Kalldrëmit.
Si pasojë e shpërthimit i riu ka humbur dy këmbët dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Kanë qenë kalimtarët e rrugës ata që kanë bërë të mundur të nxjerrin Inesin nga automjeti dhe e kanë dërguar në spital.
Sipas dëshmitarëve që kanë parë ngjarjen si dhe nga gjurmët që ka lënë automjet pasi ka shpërthyer ka ecur për inerci rreth 70 m, dhe është ndalur vetëm në momentin që është përplasur me një makinë tjetër.
Burime për tvklan.al bëjnë më dije se 25 vjeçari ka ndryshuar identitet nga Imer Hajrulla, e ka kthyer emrin në Ines.
Gjithashtu referuar njoftimi të policisë i riu është një person me precedent të theksuar kriminal.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al/