Mediat greke teksa shkruajne per gomonen me 1.6 tone droge te kapur diten e shtune ne ujerat greke flasin per lidhje te ketij trafiku droge me kusherinjte (Habilajt), apo te afermit sic thuhet ne shkrim, te ish ministrit shqiptar Saimir Tahiri.
Sipas “Kathimerinit”, trafiku i kesaj sasie droge do te behej me heret, por trafikantet u tremben nga zhvillimet ne Itali dhe Shqiperi, pas arrestimeve te disa pjesetareve te bandes Habilaj.
“Kathimerini” shkruan në një artikull se transportimi i ngarkesës nga Shqipëria për në Greqi do kryhej disa ditë më parë, por u shty për shkak të zhvillimeve të Habilajve në Itali pas arrestimit të grupit të kryesuar nga Moisi Habilaj.
Media greke duke iu referuar hetimeve shkruan se anëtarët e rrjetit kriminal ishin alarmuar nga arrestimet (në tetor nga Guardia di Finanzia) te bandes se trafikut qe transportoi 3.5 ton hashash nga Shqipëria për në Itali. Ndër të akuzuarit eshte edhe emri i një te afërmi te ish-Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë dhe një bashkëpunëtori te ngushtë te Kryeministrit Ed Rama, Saimir Tahiri.
[frontpage_news widget=”28067″ name=”Postimet e fundit”]