Nga Izmira Ulqinaku
Qeveria Rama ka funksionuar dhe vazhdon të funksionojë si një organizatë kriminale e strukturuar!
Shefi i kësaj organizate, Edi Rama, me tentakulat e tij Saimir Tahirin, Fatmir Xhafen etj, po mundohet me cdo kusht të mbajë pushtetin e drogës, krimit, pastrimit të parave dhe aferave korruptive.
Krimi nuk luftohet duke patur këtë kryministër!
Situata politike është e rëndë. Vendi është kthyer 27 vite pas.
Akuzat e opozitës po faktohen, po dalin në dritë.
Shqipërisë, sot më shumë se kurrë i duhet në krye të vendit Partia Demokratike, partia e vlerave të vërteta!
Sot, opozita po i paraprin vullnetit të qytetarëve të vendit për të rrëzuar sistemin e ndryshkur qeveritar.
Ne, duke qenë në proces analize, duke i thënë gjerat në sy dhe hapur, po i shërbejmë ringritjes së PD. Duke evidentuar kapacitetet dhe vlerat ndihmojmë PD-në për të ardhur në pushtet më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë!