Drejtoria Vendore e Policise Korce njofton: Më datë 28.11.2017, jemi njoftuar se në fshatin Lekas- Korçë, gjatë natës është djegur një banesë e pabanuar dhe sot gjatë kontrollit në ambjentet e djegura të kësaj banese, është gjetur një kufomë e djegur plotësisht, ende e pa identifikuar.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Në afërsi të kufomës, janë gjetur disa sende dhe orendi personale (metalike), të cilat shërbenin për pirjen e duhanit dhe për ushqyerje.
Në bazë të këtyre sendeve, dyshohet se kufoma mund të jetë e shtetasit Ilir Qyrani nga një fshat i Korçës, i cili nga deklaratat e marra banorëve të zonës, rezultonte me probleme mendore.
Mendohet se ky shtetas kishte shkuar në këtë zonë, për të punuar. Hetimet po vijojnë.