Shkruan ne Facebook numri 2 i PS-se Taulant Balla: U zgjodh kryebashkiak duke ngatërruar kutitë. Pastaj kryetar i PD duke ngatërruar tërë partinë. Më pas ngatërroi e bëri lëmsh edhe listat e deputetëve. Më tej akoma e ngatërroi Partinë Demokratike me një burim parash të zeza në një ishull të Amerikës Jugore. Vazhdoi sot, duke ngatërruar Ditën e Çlirimit dhe shkuar tek varrezat e dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare në Tiranë, kur duhet të shkonte tek varri i Ismail Qemalit në Vlorë.
Mbahuni miq demokratë se ngatërresat nuk kanë mbaruar dhe sinqerisht Gëzuar 105 vjetorin e Pavarësisë!
Gëzuar 28 dhe 29 nëntorin!