E ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, duke iu referuar burimeve nga Prokuroria, gazetarja Klodjana Lala ka dhënë për herë të parë disa emra të cilët mund të jenë kandidatë të mundshëm për postin e kryeprokurorit, pas përfundimit të mandatit të kryeprokurorit aktual Adriatik Llalla.
“Ferndinand Elezi, ish shef policie në Sarandë. Dritan Rreshka, magjistrat dhe prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Anila Leka. Henrik Ligori, prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme. Arben Dollapi, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Burimi më sqaron se ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda, Adnan Kosova dhe Thoma Jano janë më të vjetër dhe kandidatë më të mundshëm për kryeprokuror- tha Klodjana Lala, raporton BalkanWeb.
Mandati i Adriatik Llallës përfundon në datën 7 dhjetor, por i ftuar në emisionin ‘Studio e hapur’, juristi Çlirim Gjata pohoi se nuk mund të flitet kurrsesi për përfundim mandati nëse ky vendim nuk merret nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.