Pas denoncimit të zhdukjes të së dashurës është vetë varur në banesë 50 vjeçari shqiptar në Itali. Mediat Italiane bëjnë me dije se shqiptari Daniel Paskali, i ka dhënë fund jetës në rrethana të paqarta në Cornuda të Trevisos.
Po ashtu mediat shkruajnë se më 17 nëntor ai kishte denoncuar zhdukjen pa lënë gjurmë të së dashurës me të cilën bashkëjetonte, 43 vjeçaren me origjinë nga Ukraina Sofiya Melnyk.
Nuk përjashtohet mundësia që të dyja ngjarjet mund të kenë disi lidhje me njëra-tjetrën. Ndërkohë, makina e gruas u gjet në zonën e ‘Forcella Mostaçit’. Pavarisisht se është gjetur mjeti i gruas, deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të saj. ‘Il gazzettino’ shkruan se karabinierët po kontrollojnë kryesisht në zonën e pyllëzuar të Montellos. Sakaq, policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes, si dhe kërkimet për gjetjen e gruas së zhdukur.