Nderkohë që shorti do të hidhet më 1 dhjetor dhe eventi do të nisë 14 qershorin e ardhshëm, organizatorët e Botërorit të futbollit në Rusi 2018, kanë bërë të ditur se deri sot (faza e parë) janë shitur 742.760 bileta për të ndjekur ndeshjet. Nga ky numër, 47% e biletave janë blerë nga jashtë, nga tifozet në SHBA (edhe pse kombëtarja e tyre nuk është kualifikuar për në fazen finale), nga Brazili, Kina, Gjermania, Kina, Meksika, Izraeli, Argjentina, Australia dhe Anglia.
“Jemi shumë të kënaqur me rezultatet e fazës së parë të shitjes së biletave, si në nivel kombëtar, ashtu dhe ndërkombëtar”, theksohej në një njoftim shtypi të komitetit organizator, shkruan ata.
Faza tjetër e shitjes së biletave do të nisë më 5 dhjetor.