Nga Blerti Delija
Jane rikthyer edhe sot. Sic ndodh rendom prej 27 vitesh. Pankarta dhe foto te ish- diktatorit ne Varrezat e Deshmoreve, thirrje promovuese per Enver Hoxhen, komunizmin dhe trimerite e L2B. Nga viti ne vit, numri i atyre qe demostrojne zvoglohet se edhe mosha ben punen e vet bashke me vitet qe marrin shume me vete. Cuditerisht, “nostalgjia” e tyre perkthehet thjeshte si nosalgji politike. Pra per sistemin. Po rune jam i bindur se nuk ka te beje aq shume me rregullat politike nga 1944 deri ne 1990. Edhe nese jane 90 vjecare, nuk besoj se u mungojne internimet, kampet e perqendrimit, burgosjet e pushkatimet me apo pa gjyq te kundreshtareve te regjimit. Thuajse te gjithe nga ata qe sot mbajne pankarta ne duar, kane femije e nipper jashte vendit. E shohin qarte se kapitalizmi nuk eshte aq i keq sa ua pershkruante Enver Hoxha me shoke. Besoj se asnje nuk do te preferonte nje izolim si ai 45 vjecar ne diktature, sepse nuk do te gezonin dot ata qe kane jashte vendit, nuk do tem und te perfitonin ndonje pension te vogel mujor ne forme dhurate nga femijet e niperit. Po si shpjegohet kjo nostalgji atehere? Kjo nstalgji qe duket se po percillet tek brezat me te rinj.
Askush nuk e ka monopolin e te vertetes, por besoj se gjithcka lidhet me deshtimin e sistemit 27- vjecar qe u instalua ne Shqiperi pas 1990. Ne c’kuptim? Me ka rastisur te bisedoj me disa nga ata „nostalgjike“ qe sot mbajne pankartat ne duar. Ajo cfare preferojne nga ai sistem, nuk lidhet me pjesen politike te tij. E para qe te sjellin ne vemendje, eshte qetesia e pergjithshme qe te impononte sistemi. Kujtojne turnin e dyte apo te trete, kur vajza e gra shkonin e vinin pa problem gjate nates. E dyta eshte punesimi. Sipas „festes“, cdokujt i jepej nje pune, e lehte apo e veshtire ne varesi te shkollimit apo pergatitjes profesionale. E treta, strehimi. Ne baze te kuroreve, vetem nje numer i caktuar mund te jetonte brenda nje kubature. Me pas, nese femijet rriteshin apo martoheshin, sistemi u garantonte nje strehim minimal ne hapesirat e pallateve qe per hir te realitetit, shumicen i kemi trasheguar nga ajo kohe. E fundit qe te permendin, jane veprat e medha si hidrocentralet, minierat pavaresisht se u ndertuan me pune vullnetare apo duke shfrytezuar punen e te burgosurve- edhe politike.
Pse eshte „nostalgjia per Komandantin“ tregues i deshtimit te sistemit 27- vjecar ne Shqiperi? Sepse kemi fituar te drejten e fjales apo te „hame m*t“ pa limit, pavaresisht se nuk na e ve kush veshin. Sepse kemi fituar te drejten te „votojme te lire“ por 20% e votave tona tjetersohen nga shit- blerja, sic thote nje studim i BE. Te marrim me rradhe ato „te mira“ qe rreshtojne „nostalgjiket e Komandantit“. Qetesia, rendi dhe siguria publike, jane ne nivelin me te ulet nga te gjitha vendet e Europes. Jo vetem kaq, por mesojme se vete shteti ne shume hallka te tij, eshte i perfshire ne kriminalitet. Punesimi vijon te mbetet nje „molle e ndaluar“. Edhe po pate dy apo tre diploma, je me fat po u punesove kamarier. Vec kesaj, politika ben ligjin ne kete sektor nen moton „me mire nje mik se nje ciflig“. Strehimi eshte nje enderr prej shume dekadash. Askush nuk kujtohet nese ke hapesire te mjaftueshme ne shtepine tende- banesat sociale jane akoma nje mirazh. Drejtojuni tregut, zgjidhni vete strehimin eshte shprehja standarte, me cmime qe nisin nga 500 euro per meter katror. Shteti ne kete sektor, eshte inekzistent ndryshe nga shume vende te Europes. Dhe e fundit, veprat e medha. As nuk mendohet te ndertohen hidrocentrale ne standartin e tyre mbi Drin. Ne rastin me te mire, jane pellgje ne zona fushore qe prodhojne energji dhe qe e blejme sa „frengu pulen“.
Edhe vitin qe vjen, edhe pasardhesin, edhe per shume e shume vite me rrradhe, situata do te jete e njejte ne Shqiperi. E keshtu, cdo vit do te shohim e komentojme „nostalgjiket e Komandantit“, te cilet cuditerisht, nga viti ne vit, jane me te rinj ne moshe….
[frontpage_news widget=”28067″ name=”Postimet e fundit”]