Gjyqi për krime luftë në Hagë u ndërpre në mënyrë dramatike kur një i pandehur piu helm pas dëgjimit të aktgjykimit. Slobodan Praljak, 72 vjeç, ishte një nga gjashtë udhëheqësit politikë dhe ushtarakë bonjako-kroatë që doli përpara gjykatës.
Ai u dënua me 20 vite burg në vitin 2013 për krime luftë në qytetin e mostarit. Kur dëgjoi se dënimi i tij u pranua, ai i tha gjyqtarit: “Kam marrë helm”.
Të gjatë udhëheqësit ishin duke marrë pjesë në gjykimin përfundimtar të apelit që do të dorëzohej nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.
Edhe pse ishin aleatë kundër boshnjakëve serbë, boshnjakët kroatë dhe myslimanët luftuan kundër njëri-tjetrit në një periudhë 11 mujore, me Mostarin që pa disa nga luftimet më të ashpra.
Praljak qëndronte në këmbë kur ngriti dorën në gojë, dhe gëlltiti lëngun nga gota. Kryetari i trupit gjykues Carmel Agius menjëherë pezulloi procedurat dhe u thirr një ambulancë.
Më shumë se një orë pas incidentit, një roje e gjykatës tha për agjencinë e lajmeve Reuters se Praljak ishte ende “duke u trajtuar”.