Pas disa muaj hetimesh, Prokuroria e Brescia ka lëshuar 20 urdhër – arreste. Gjashtëmbëdhjetë prej këtyre janë kryer e ndërsa 4 personat e tjerët të akuzuar për trafik ndërkombëtar ende nuk janë arrestuar.
Mësohet se pjesë e këtij grupi kriminal janë tetë italianë dhe dymbëdhjetë shqiptarë, të gjithë kryenin veprimtarinë në krahinën e Brescia. Mediat italiane bëjnë me dije se mes 16 të arrestuarve është edhe një grua.
Prej hetimeve të kryera ky grup i strukturuar kriminal importonte lëndë narkotike si marijuanë dhe kokainë kryesisht nga Holanda dhe Shqipëria përmes kanaleve të ndryshme dhe mekanizmave të panjohura. Të arrestuarit kishin role të ndryshme në grup, si tregëtarët me shumicë, agjentë, korrierë të cilit prej kohësh ishin pjesë e këtij rrjeti. Nga hetimet po ashtu mësohet se fillimisht u konstatua të ishin dy kanale drogë, ajo e llojit kokainë që vinte nga Hollanda.
Sa i përket marihuanës, ajo nga Shqipëria përmes udhëtimit ujor, të cilët filluan me anijet inflatable për të mbërritur në Kalabri nga ku korrierët më pas e dërguan në veri të Italisë.
Dhe pikërisht këtu, në jug të Durrësit, karabinierët kanë konfiskuar edhe ngarkesa të tjera. Siç raportohet në aksionin e fundit pak kohë më parë, organizatës iu sekuestrua një ngarkesë prej rreth 3 ton marijuhanë që vinte nga Shqipëria me gomone.
Ata që kryenin këto udhëtime në det njiheshin nga autoritetet italiane si persona me precedentë. Të arrestuarit janë të gjithë të akuzuar për trafikim të drogës dhe rrezikojnë të paktën 10 vite burg.