Keshilli i Bashkise Shkoder i ka akorduar titullin “Qytetar Nderi” Profesor Sami Repishtit me motivacionin: “Për mbrojtjen dhe pasqyrimin e vlerave qytetare dhe demokratike të bashkëqytetarve tanë të Shkodrës, si studiues, publicist dhe veprimtar i njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikes. Me qëndresën përballë diktaturës dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarve të Shkodrës, Shqiperisë, Kosovës, e më gjerë, ai është bërë shembull frymëzues për bashkëkohësit e tij”. Titulli eshte bere publik ne sallen e teatrit “Migjeni” gjate koncertit festiv me rastin e 28 nentorit.