Si pasojë e motit të keq, me reshje shiu dhe stuhi, që ka përfshirë mbarë vendin, në rrjetin e shpërndarjes së energjisë janë shfaqur defekte të cilat kanë prekur kryesisht pjesën rurale dhe malore të vendit, aty ku dhe linjat elektrike janë disa dhjetëra kilometra të gjatë, të shtrira në terrene të vështira.
Bazuar në planin e masave, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka angazhuar në terren mbi 600 punonjës te cilët po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjithë abonentët.
Konkretisht, të dhënat e raportuara nga terreni, deri në orën 13.45, situata paraqitet problematike në zonat rurale të Shkodrës, Burrelit dhe Vlorës.
Ne Rajonin e Shkodres ka probleme me energjine elektrike ne zonat si me poshte:
Kelmend, Bajzë, Zagor, Rrethina në Shkoder, Plazh Velipojë, Dajç, Dobraç, Vau i Dejës, Koman, Postribë, Kaçinar, Guri Zi, Gjadër, Kallmet, Shëngjin, Iballë dhe Zejmen.