Nga Spartak Ngjela
Ja se çfarë ju ka krijuar korrupsioni shqiptarëve: përmbytjen tërësore nga rreshjet.
A e dini sepse-në?
Sepse lumenjtë dalin nga shtrati se bllokohet derdhja tyre në det.
Sepse që nga viti 1992 e deri në vitin 1997 hajdutët i shitën për skrap të pesë dragat që thellonin grykë-derdhjen e pesë lumenjve të mëdhenj të Shqipërisë.
Sepse janë prishur të gjithë kolektorët dhe kanalet kulluese nga batërdia e korrupsionit masiv të kryetarëve të bashkive, kryetarëve të komunave dhe të gjithë kryeministrave.
Sepse kanë dashur ta kthejnë Shqipërinë në një tokë të pajetueshme.
Sepse kanë menduar të fitojnë para me korrupsion e të ikin.
Por tani janë të gjithë të kapur. E gjithë kjo që shihni se po ndodh si përmbytje dhe ajo që ka ndodhur, është vepër e peshqve të mëdhenj.
Qeveria anti korrupsion që vjen pas tre muajsh, me rrëzimin e qeverisë qesharakë Rama, duhet ta ketë përparësi rikthimin e sigurisë kombëtare nga përmbytjet. Le të kushtojë sa të dojë. Ky është një imperativ i kohës.
Eliminimi i peshqve të mëdhenj dhe garantimi i sigurisë kundër përmbytjeve duhet të jenë detyrimet kryesore të qeverisë anti korrupsion.