Kryeministri Edi Rama është shfaqur krah për krah me kreun e bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu mbrëmjen e sotme. “Vazhdon puna pa orar e as ndalesë për të lehtësuar peshën e familjeve të prekura dhe për të përballuar një natë të vështirë posaçërisht në jug të vendit, ndërkohë që edhe në pikat kritike të Tiranës, si këtu në Kamëz, po punohet non stop në bashkëpunim të ngushtë pa dallime partiake për të bërë më të mirën e mundshme. Ndjesë dhe sigurisht mirënjohje për bashkëpunimin e banorëve që kanë qenë apo do të jenë të detyruar të lëvizin nga shtëpitë e tyre”.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155358252221523/