Sipas Institucionit te Prefektit te Qarkut Shkoder, në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore të qarkut, situata ka qenë e qetë .
Në H/C Vau Dejës, prurjet 80 m3/s, shkarkimet nga turbinat 550 m3/s, tuneli 500. Në total 1050.
Në Bashkinë Shkodër, numri i abonentëve që ishin prekur nga mosfurnizimi me energji elektrike tashmë ka rënë në 2324, prej të cilëve 6 fidrat të dëmtuar. Zonat pa energji NJA Bushat-Shkoder pjeserisht, Koman pjeserisht, Fidri 8 SH2, F22, Sh1, F17, Sh2)
Hidrovoret janë në gjendje pune, (Ças dhe Velipojë)
Furnizimi me ujë të pijshëm është në kushte normale (problemi që ndodhi për shkak të mungesës së energjisë elektrike, eshte stabilizuar qe në oren 18.00 të dt.01.12.2017. nga strukturat e OSHEE).
Akset rrugore të pa kalueshme, aksi Qafë-Thore-Theth, 30 cm bore, ka rreshqitje gurësh dhe dherash dhe dalje të përrenjve në rrugë, aksi Shkodër-Shalë, ne Malin e Shoshit, ka 20 cm dëborë i kalueshem me veshtiresi me zingjir, vetem per mjete te larta.
Në Bashkine M.Madhe, aksi Tamare-Vermosh i kalueshem me zinxhir, ka rreth 20cm debore, ndersa akkset e tjera jane te kalueshme, punohet nga strukturat përkatëse për pastrimin e dherave dhe lehtësimin e situatës. Nuk ka probleme ne furnizimin me energji elektrike.
Bashkia Vau Dejes, segmenti Muri i Turkut- Cukal e bllokuar, ka rreth 30 cm dëbore, akset e tjera jane të kalueshme. Në fshatrat Temal, Shllak dhe Barbullush nuk ka energji elektrike për rrjellojë nuk furnizohen as me uje të pijshem
Në Bashkitë F. Arrëz dhe Pukë, Aksi Qafë Mali-Qafa Shllak i kalueshem, ka rreth 10 cm dëbore, po punojnë dy borëpastruese. Segmenti rural Qafë Mugu, Mille në NJA Qelëz është e bllokuar nga dherat dhe guret e rënë nga reshjet e shiut, po punohet.
Të gjitha segmentet e tjera te bashkive Puke dhe F.Arrez jane të kalueshme, nuk ka probleme me energjine elektrike.
Ne Nja Iballe të bashkisë F.Arrez, fshati Iballe, janë dëmtuar 8 ura druri që lidhin fshatrat me qenderen e NJA.
Vazhdon puna nga bashkitë për vlerësimin e dëmeve të ditëve të fundit, po hartojnë miniprojektet në vijim të dëtyrave të lena nga Mbledhja e KECQ në diten e djeshme.