Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: Ne oren 08:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në lagjen Vasil Shanto Shkodër, shtetasi Kasem Sula 84 vjeç ka rënë nga kati i pestë i pallatit duke rënë në një soletë të katit të parë, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Nga informacionet paraprake mesohet se jetonte në shtëpi vetëm me bashkëshorten e cila ka deklaruar se vuante nga problemet mendore.
Menjëherë ne vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku po kryejn veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.